Si ta instaloni Iliria IPTV në FireStick

Para se të intalojmë Smart IPTV në FireStick, së pari duhet ta mundësojmë opsionin e sigurimit Apps from Unknown Sources në FireStick settings. Ndiqni hapat në vijim:

– Duhet të rrini në ekranin fillestar në FireStick.

Nga atje shkoni deri në majë dhe zgjidhni opsionin Settings:

– Brenda Settings, shkoni në opsionin My Fire TV dhe hapeni:

– Tani opsioni tjetër ku do të hyni është Developer Options:

 – Në dritaren tjetër që do të hapet, vazhdoni dhe klikoni në Apps from Unknown Sources.

Këtë opsionin duhet ta klikoni vetëm nëse është OFF për momentin.

– Mesazhi i sigurimit do t’ju njoftojë që nuk është e sigurt ta mbani të ndezur opsionin Apps from Unknown Sources. ILIRIA IPTV është aplikacion i sigurt. Pra, nuk ka arsye për merak. 

Klikoni te Turn On.

Njëherë kur e keni mundësuar Apps from Unknown Sources, duhet të filloni të instaloni ILIRIA IPTV app në FireStick. Këta janë hapat:

1- Shkoni në ekranin fillestar të FireStick-ut përsëri. Kur të jeni atje, zgjidhni ikonën e lupës zmadhuese në cepin e majtë sipër për ta hapur dritaren Search.

2- Në dritaren Search, kërkoni për aplikacionin me emër Downloader.

Ky është aplikacioni me anë të të cilit ne do të instalojmë ILIRIA IPTV në FireStick.

Ndiqni udhëzimet që do të paraqiten në ekranin dhe instaloni këtë aplikacion.

Për udhëzimin më të detajuar, lexoni si të instaloni aplikacionet në FireStick nëpërmjet Downloader-it.

3- Tani mund ta hapni aplikacionin Downloader.

Kur e hapni për herë të parë, do t’ju paraqiten disa njoftime. Largojini duke zgjedhur opsionet e duhura.

Kur të paraqitet ekrani në vijim, klikoni te kutia e tekstit ku tanimë shkruan ‘https://iptviliria.eu/’

4- Tani, me anë të tastierës në ekran thjesht shkruani në path/URL që ju ka dalë: http://iliria.arenaplus.tv/iliria-amazon.apk

OSE, mund të shkruani edhe versionin e shkurtuar gjithashtu: iliria.arenaplus.tv/iliria-amazon.apk

Klikoni tek OK

5- Pritni sa të shkarkohet ILIRIA IPTV APK në pajisjen tuaj FireStick:

6- Aplikacioni Downloader automatikisht do të hapë ILIRIA IPTV APK për ju.

Vazhdoni dhe klikoni tek Install:

7- Lini aplikacionin ILIRIA IPTV të instalohet në FireStick.

Ajo do të zgjatetet për disa minuta.

8- Kur të shkarkohet aplikacioni, do të paraqitet dritarja në vijim në të cilën do të shkruajë App installed.

Në pjesën tjetër do ta hapim dhe do ta përdorim aplikacionin. Le të klikojmë mbi DONE dhe ta fshijmë ILIRIA IPTV APK për të kursyer pak hapësirë.

9- Tani klikoni te Delete:

10- Klikoni prapë te Delete që ta fshini dokumentin APK:

Shkëlqyer! Tani e keni aplikacionin Smart IPTV të instaluar në Amazon FireStick.

FireStick / Fire TV-ja juaj tani është plotësisht e gatshme për transmetimin e përmbajtjes suaj të parapëlqyer. Sidoqoftë, para se të filloni, duhet t’ju lajmërojmë se gjithçka shikoni online është e dukshme nga provajderi juaj të internetit dhe nga Qeveria. Ajo domethënë që transmetimi i filmave, emisioneve televizive, kanaleve sportive falas mund t’ju shkaktojë probleme ligjore.